AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 16:50

FOTO-DENONCIMI/ Ja si Rama po kërkon të manipulojë takimin me studentët, dialog me ...

Kryeministri Edi Rama po përpiqet me të gjitha mënyrat që të blejë studentët, madje duke organizuar edhe takime të shtirura për ti shituar ato si dialog në sytë e shqiptarëve.

Në redaksinë e Syri.net ka mbërritur një denoncim nga studentët e Fakultetit të Gjeologji Minerave, të cilët theksojnë se dekani i tyre po organizon një takim të shtirur me Ramën.

Sipas tyre në takimin e organizuar asnjë nga studentët e pranishëm nuk është pjesë e fakultetit të Gjeologji Minierave.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, garda ka rrethuar Fakultetin e Gjeologji Minierave për të ruajtur teatrin e turpshëm të Ramës me studentët aktorë.

Ndërkohë që përsërisin edhe njëherë se asnjë student nuk do të dialogojë me Edi Ramën, e vetmja zgjidhje është ajo e plotësimit të 8 kërkesave.