TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë në kabinetin Rama gjatë koalicionit mes LSI-PS, Ylli Manjani ka reaguar në rrjetin social “Facebook” dhe kryefjala e tij është protesta e studentëve.
Këta të fundit kërkojnë prej 13 ditësh radhazi plotësimin e 8 kërkesave, por ende nuk ka asnjë sinjal apo reagim për zgjidhjen e tyre.
Manjani shkruan duke i bërë thirrje kryeministrit Rama, që të plotësojë një orë dhe më parë kërkesat e studentëve dhe të lë mënjanë bejtet elektronike.
“Nëse protesta e studentëve është e PD dhe LSI, siç thotë Rama, atëhere bravo ju qoftë! Nuk e dinim se opozita qënka kaq e fortë… Ose Rama vërtët s’di se ç’thotë!
Plotëso kërkesat, o zotni!!! Plotësoi e mbaroje kët punë! Lëri bejtet elektronike se je ende Kryeministër!”, shkruan Manjani.