TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka bërë disa deklarata tronditëse, ku ka thënë se nga Italia kanë ardhur disa fashikuj voluminozë që provojnë fajësinë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Po ashtu Lala ka deklauar se një nga antarët e Këshillit të Mandateve ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë, kunder Saimir Tahirit. Sipas gazetares së News24, bëhet fjalë pikërisht për deputetin socialist Bledi Çuçi i cili sipas saj ka fotografuar dëshminë, duke cënuar kështu hetimet e prokurorisë. “Prokurorët më kanë konfirmuar se njëri nga anatarët socialist ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë. Thonë që bëhet fjalë për Bledi Çuçin”. - tha gazetarja.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Çuçit, i cili i ka dërguar një sms moderatorit Blendi Fevziu.
"I thuaj gazetares që të mos shpik fakte. Unë nuk kam nevojë ti bëjë foto dëshmisë ndërkohë që mund të shoh emrin. Unë nuk kam thyer asnjëherë hetimet e prokurorisë" - ishte reagimi i Çuçit.