TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Kryeministri, Sali Berisha, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin "Studio e Hapur" në News 24. Berisha është pyetur kryesisht lidhur me çështjen Tahiri dhe kërkesën e prokurorisë për arrestimin e ish ministrit.
Sipas Berishës, nëse Rama do të vazhdojë me planin për të marrë peng drejtësinë, atëherë vendi do të shkojë drejt konfliktit civil.
"Isha për të hyrë në zgjedhje, për të shmangur të keqen, që është konflikti civil", ka thënë Berisha, duke ju referuar insistimit të tij që PD të hynte në zgjedhje, gjatë dilemës së kryetarit Basha në kohën e çadrës.
"Nëse drejtësia merret në dorë nga një njeri që bën kryegjykatësin, kryeprokurorin, kryeparlamentarin dhe kryeministrin, nuk ka zgjidhje tjetër përvec destabilizimit. Nëse vdes drejtësia, atëhere nuk ngelet gjë tjetër, veç dhuna", - ka thënë Berisha, duke paralajmëruar destabilitet në vend.
/TPZ.AL/