TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit bëri të ditur se, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë të shtetasin, R.K, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë i janë gjetur dy paketime qeskash ambalazhi plastik me ngjyrë të zezë, të mbyllura me djegie të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar me lëndën narkotike “Cannabis Sativa”.
Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 58 doza me lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. (Tpz.al)