TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Olta Xhaçka është padyshim ministrja më “seksi” e Qeverisë “Rama 2” dhe femra e dytë që drejton Ministrinë e Mbrojtjes në Shqipëri.
Në fakt, për Oltën: tanksat dhe helikopterët, i ka për herë të parë. Dhe nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj tyre.
Sot, Xhaçka publikoi fotot e radhës në majë të një helikopteri, pasi pak ditë më parë kishte postuar fotot nga pastrimi i tuneleve të Selicës.
“Në Bazën Ajrore të Farkës, pilotët dhe helikopterët e së cilës mbajnë një peshë të jashtëzakonshme në operacionet e kërkim-shpëtimit apo emergjencave civile”, - shkruan ministrja në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”.
Interesant pritet të jetë takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, atje do të duket sharmi i vërtetë i ministres së re dhe bukuroshe shqiptare. (Tpz.aL)
