AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 21:35

Sali Berisha: Vëllai i Xhafës në kërkim, vetë ministri i implikuar rëndë në...

Sali Berisha: Vëllai i Xhafës në kërkim, vetë ministri

Ish kryeministri, Sali Berisha, i ftuar në emisionin "Studio e Hapur", në News 24, ka përmendur edhe njëherë vëllain e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Berishës, vëllai i Xhafajt, është në kërkim ndërkombëtar, deklaratë të cilën e ka përsëritur shpesh opozita.

"Vëllai i Xhafës është i dënuar nga drejtësia italiane me 12 apo 14 vjet burg. Ai është në kërkim ndërkombëtar."

Berisha tha se edhe vetë ministri është i implikuar, në dosjen e vëllait, madje shumë më tepër se nga dosja Tahiri.

"Ajo që di është se dosja e implikon me çizme, Fatmirin. Dosja e vëllait e implikon Fatmirin më shumë se dosja e Tahirit."

TPZ.AL