AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 18:46

Trafikonin heroinë të fshehur brenda qirinjve dekorativë, arrestohen...

Çfarë nuk u punon mendja trafikantëve dhe shitësve të drogës për të gjetur mënyrën më të pazakontë për ta trafikuar atë.

Seksioni i anti-drogës në Iraklio të Kretës arrestoi dy persona, një burrë 33-vjeçar dhe një femër 37-vjeçare, pasi u gjetën me heroinë të cilën e kishin fshehur në një pako brenda qirinjve dekorativë: 248,5 gramë heroinë të futur në 14 tableta.

Portali grek Zougla.gr përmend faktin se ata ishin konsumtarorë, pasi dyshohet një shqiptar 35-vjeçar, që ishte përfshirë në trafikun e drogës i cili u kishte dhënë ato. (d.f/Tpz.al)