TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Robert Rakipllari, e ka sfiduar ish kryeministrin Sali Berisha, duke i kujtuar sjelljen e tij në 21 Janar. Rakipllari i ka thënë Berishës, se edhe ai dikur ka vepruar si Edi Rama, duke penguar drejtësinë.
" Ju nuk lejuar të ekzekutohen urdhërat e prokurorisë. Ju zoti Berisha bëtë të njëjtën gjë. Sa herë drejtësia ka një çështje të rëndësishmë, politika e godet atë. Edhe ju keni bërë të njëjtën gjë."
Berisha u përgjigj duke thënë se nuk ka krahasim mes sjelljes së tij dhe sjelljes së Edi Ramës, sepse sipas tij, 21 Janari ishte një tentativë për grusht shteti.
"Në 21 Janar, siç kam thënë unë dhe jo vetëm, pati tentativa drejt pushtetit. Detyra ime, ishte të shmangia e një grushti shteti në zhvillim. Unë nuk pengova, e keni të qartë që ajo [Ina Rama] i tërhoqi mandatet sepse i tha faktori ndërkombëtar që ke shkelur standartet."
Në studio u shfaq një video, ku Berisha pranonte se ai vetë nuk kishte lejuar zbatimin e urdhërit të prokurorisë për arrestimin e gardistëve. Edhe pas shfaqjes së videos, Berisha nuk e pranoi ngjashmërinë mes vendimit të tij për teë mbrojtur gardistët dhe mbrojtja që Edi Rama po i bën sot Saimir Tahirit, duke mos lejuar arrestimin e tij.
"Ajo [Ina Rama], po arrestonte zinxhirin e komandës së gardës, që të vazhdonde puçi i shtetit. Nuk ka asnjë krahasim."
/TPZ.AL/