AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 20:46

Shikoni si e ndjekin tifozët Igli Taren te Lacio (Foto & Video)

Shikoni si e ndjekin tifozët Igli Taren te Lacio (Foto & Video)

Igli Tare është një nga drejtorët sportivë më të suksesshëm në Itali. Ai është shumë i ndjekur nga tifozët dhe gazetarët. Shqiptari ka ndërtuar një “Lacio të bukur dhe fituese”.

Gjatë një interviste për “Giornale di Bologna”, Tare tha: “Të gjithë jemi duke bërë mirë, por do të gjykohemi pas një periudhe të gjatë, vlen vetëm kur do të arrijmë në fund të kampionatit. Ja përse do të ishte gabim që të ekzaltoheshim.

Presidenti Lotito ka ide të qarta, di gjithmonë atë që duhet të bëjë dhe si ta bëjë. E sigurt, që Lotito është një menaxher i shkëlqyer, absolutisht më i miri për sa i përket menaxhimi të një shoqërie futbolli. Na lë shumë në dorë ne bashkëpunëtorëve të tij”. (d.f/Tpz.aL)

[video width="618" height="350" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/ice_video_20171024-202754.webm"][/video]