AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 22:37

Berisha: Ja si komunikon Shullazi me Edi Ramën nga burgu

Berisha: Ja si komunikon Shullazi me Edi Ramën nga burgu

Ish kryeminisri, Sali Berisha, ka qenë i ftuar në mbrëmjen e sotme, në emisionin "Studio e Hapur". Berisha ka hedhur akuza të shumta për kriminalizimin e vendit dhe kapjen e shtetit nga krimi.

Sipas tij, Emiljano Shullazi, komunikon nga burgu me kryeministrin Rama dhe i bën presion atij, që të lirohet sa më shpejt.

"Emiljano Shullazi ka tre celularë në burg, me njërin komunikon me Ramën. Shullazi kërkon të dalë me çdo kusht nga burgu. E kërcënon kryeministrin",- u shpreh Berisha.

/TPZ.AL/