AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 21:12

Sali Berisha: Ju tregoj kush e çoi dosjen Habilaj në Top Channel...

Sali Berisha: Ju tregoj kush e çoi dosjen Habilaj në Top Channel...

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin "Studio e Hapur" në News 24.

Menjëherë sa mori fjalën, Berisha zbuloi një detajë mjaft interesant lidhur me publikimin e dosjes Habilaj. Sipas tij, personi që i'a dha dosjen televizionit "Top Channel" ishte vetë kryeministri, Edi Rama.

"Dosjen e Fatos Nanos e përgatiti Partia Socialiste, kurse dosjen e Saimir Tahirit e përgatiti institucioni më i specializuar në Europë, anti-mafia italiane, por e bëri publike Edvin Kristaq Rama. Kush e çoi në Top Channel dosjen? I pari që ka marrë dosjen nga Edi Rama, është Top Channel."

Berisha shtoi se opozita e siguroi dosjen nga një burim i cili është i paqartë për të.

/TPZ.AL/