AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 22:04

Foto Strakosha tregon sekretet e të birit, raportet me Taren, Xofin dhe Bufonin

Në atdhe është pothuajse një legjendë, "Xofi i Shqipërisë", 73 paraqitje kombëtare dhe një nga portierët e parë shqiptarë që ka luajtur jashtë. Fotaq Strakosha, apo shkurt Foto, buzëqesh: "Xofi është një emër që peshon shumë, megjithatë unë jam krenar që krahasohem me të". Portier, por mbi të gjitha babai i Thomasit, i Strakoshës së shtëpisë së Lacios, mentor i portierit të ri bardhekaltër që me pritjet dhe supe paraqitjet e tij por pushton gjithë Romën. "Unë jam i lumtur, ashtu si çdo baba mund të jetë për djalin e tij", tha Fotaq Strakosha gjatë një interviste ekskluzive për portalin italian Gianlucadimarzio.com - Më bën krenar që po e bën punën e mirë zanatin e tij" . Me këmbë në tokë, kjo është motoja e familjes. Dhe nuk ka asnjë rrezik që rinovimi i një kontrate të nënshkruar deri në vitin 2022 ose euforia e shfrenuar do ta prishë këtë moment të jashtëzakonshëm për djalin e lindur në Athinë: "Jo! Nuk ka problem dhe nuk ka rrezik. E njoh shumë mirë dhe besoj në karakterin e tij".

 

Fëmijëria e Thomasit të vogël

Të rritur krah për krah, Fotaqi dhe Thomasi, si çdo baba dhe bir, kanë një marrëdhënie speciale. Thomasi i vogël e shikonte duke u stërvitur dhe kështu që ai vendosi për të veshur dorezat e tij për të imitur babanë e tij: "Qysh i vogël besoj se frymzohej duke më parë të luaja, faktin që isha një një portier ka ndikuar sigurisht zgjedhjen e tij për shkuar te qenë te porta". Nëse dikush ka ndonjë dyshim, mjafton të vizitoni profilin e Instagram-it të Thomas Strakosës ku babai i tij është shpesh në fotot e djalit të tij: "Ky fakt më bën të lumtur. Unë shpresoj se kam dhënë atij impuls pozitiv për të arritur nivelet më të larta në këtë sport”. Babai, pa asnjë dyshim, por ka një qenë një tjetër idhull në fëmijërinë e Strakoshës. “Ishte e Buffon". Thomasi u rrit në Greqi ku babai i tij bënte trajnerin e portierëve: "Kur ishte 15 vjeç, kuptova se ai mund të bëhej vërtet i fortë. Ai kishte reflektimet e portierit, por ai që më ka bërë gjithmonë përshtypje ishte karakteri i tij, profesionalizmi i tij që më bëri të kuptoj se sa motivim kishte".

Mbërritja në Romë

Lacio e “peshkoi” kur ai ishte te Panioniosi, por deri më momentin e fundit fati i Thomasit ishte mes Romës dhe Londrës. "Para nënshkrimit për Lacion, ka pasur një interes nga një klubi anglez, Fulhami. Jo vetëm kaq, por Roma e donte. Ne kemi menduar shumë gjatë për zgjedhjen që duhet të bënte, dhe në fund ishte midis Romës dhe Lacios. Pastaj ne zgjodhëm Lacion”. Dhe këtu, hyn në skenë një tjetër njeri që ka luajtur një rol kyç, kjo për faktin se flisnin të njëjtën gjuhë ose ndoshta për aftësitë e tij të mëdha: "Igli Tare ka ndikuar aq shumë në zgjedhjen tonë. Ai na bindi me projektin e tij dhe me gjithçka që ai na ka prezantuar deri më tani, që Igli dhe Thomasi tani kanë një marrëdhënie të përsosur". Strakosha nuk i dha vetëm një moment për të shlyer besimin e drejtorit sportiv bardhekaltërve. Në vitin e parë të me Privmavera (të Rinjtë) fitin titullin kampion dhe në të dytën ngriti Kupën e Italisë. Të gjitha nën sytë e një legjende tjetër, Adalberto Grixhonit, përgatitësit historik të portierëve në shtëpinë  e Lacios. "Me të unë jam i qetë, sepse ai është një profesionist shembullor dhe ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë me Thomasin." Është e vërtetë, Grixhoni di gjithçka rreth Strakoshës dhe ai i detyrohet shumë portierit shqiptar, që pas sukseseve me të rinjtë u dërgua si huazim te Salernitana, ku dhe arrijnë momentet e para të vështira: "Është normale që ai kishte vështirësi. Një vend i ri, një gjuhë e re, shokë të rinj, por mbi të gjitha filloi të ndjejë distancën nga familja e tij. Por unë ju siguroj se, këto vështirësi e kanë ndihmuar atë të bëhet i madh".

Ekipi kombëtar

Ndërkohë, në Formello porta ishte kapur nga tjetër shqiptar, Etrit Beriha. Kush e di nëse Fotaq Strakosha mendon tano se ai ka hapur një rrugë të re për të gjithë portierët e vendit të tij: "Unë jam i lumtur të jem një nga portierët e parë shqiptarë që kanë bërë një karrierë jashtë vendit". Ajo që është e sigurt është se Berisha-Strakosha do të bëhet një duel sportiv shumë interesant. Ishte te Lacio, ku i pari i la vendin të dytit, dhe po kështu mund të ndodhë edhe në ekipin kombëtar: "Çdo konkurrencë është e mirë, është një stimul për t'u bërë edhe më i fortë. Detyra e Thomas është të bëjë mirë me ekipin e tij të klubit. Pastaj trajneri kombëtar do të vendosë dhe zgjedhjet e tij do të respektohen". Gjithkush e di se çfarë përfaqësojnë, veçanërisht në anën tjetër të Adriatikut, sidomos Xhani De Biazi. Thomas Strakosha e di shumë mirë që më trajnerin italian erdhi edhe debutimi i tij me kombëtaren e madhe: "Po, është e vërtetë. Thomas gjithmonë thotë se De Biazi ka qenë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ai i dha mundësinë për të luajtur dhe për të bërë debutimin e tij në Kombëtare A. Por, me të vërtetë, është një njeri i rëndësishëm për çdo gjë që ai ka bërë për ekipin kombëtar shqiptar". Tani një tjetër italian, Kristian Panuçi: "Ai ka nevojë për kohën e tij si çdo trajner. Unë shpresoj se çdo gjë shkon mirë". Ndërkohë, rekordin për numrin e ndeshjeve me Kombëtaren për një portier është akoma i baba Strakoshës: "Në qoftë se djali im do të më mundte jo vetëm që do të më pëlqente, por do të më bënte të lumtur, por mbi të gjitha do të më bënte edhe më shumë krenar për të."

Ëndrrat e Thomasit

Pjesa tjetër është historia e kohëve të fundit, përulësia nuk ka humbur edhe këtë herë, dhe para tij rruga duket si një panoramë në det: "Djali im ka një rrugë të gjatë përpara dhe punon çdo ditë për të bërë edhe më mirë. E mira nuk ka fund”. I ditur, babai Strakosha, madje edhe kur e pyesin nëse ai e imagjinon djalin e tij në një top-klub europian: "Thomas është tashmë në një ekip të madh dhe unë shpresoj se ai mund të bëjë mirë në çdo ekip ku ai do të luajë". Por, do të ketë një ëndërr Thomas Strakosha: "Nga ajo që unë kuptoj, ai dëshiron të bëhet më i forti i të gjithëve dhe të fitojë sa më shumë trofe me ekipin e klubit dhe me Kombëtaren." Dhe ëndrra e babait të portierit të momentit: "Që Zoti t’i japë shëndet dhe që të mund të vazhdojë kështu, me seriozitet dhe përkushtim, ta shoh atë gjithmonë të lumtur. Ta shoh të realizojë të gjitha ëndrrat e tij.”. Rruga është ajo e duhura.

Marrë nga portali italian Gianlucadimarzio.com

Përgatiti: d.f/Tpz.al