AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 19:38

E gjithë Shqipëria luan futboll në Europë

E gjithë Shqipëria luan futboll në Europë

Pas konfirmimit të miqësores në Antalia të ekipit kombëtar A me përfaqësuesen e Turqisë, Sektori i Ekipeve kombëtare në FSHF ka tashmë zyrtare edhe daten për ndeshjen miqësore të skuadrës kombëtare U-20, që përfshin lojtarë të datëlindjes U-20, përkatësisht me Gjeorgjinë. Kujtojme qe ne daten 10 nentor do te kemi ndeshjen zyrtare eliminatore Shqiperi-Irlande e Veriut.

Tashmë të gjitha moshat do të kenë skuadrën e tyre në një vijimësi të ekipeve zinxhir, duke përfshirë ekipet e U-16, U18 dhe U-20. Kjo e fundit do të ketë përballjen e saj në Tbilisi.

Kështu konfirmohen dy ndeshje miqësore si më poshtë vijon me këtë program:

***

Datë 10.11.2017, ora 18.00, stadium “Selman Stërmasi”

SHQIPËRIA U21 – Irlande e Veriut U21

(Ndeshje zyrtare Eliminatore)

***

Datë 14.11.2017, ora 14.00, Tbilisi, në stadiumin “David Petriashvili”.

Gjeorgji U20 – SHQIPËRIA U-20

(Miqësore)