TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Berisha, i ftuar në emisionin Studio e Hapur, publikoi disa fakte të reja për ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Berishës, Tahiri ka qënë nën presion që ai të mos fliste, megjithatë ai i ka kërcënuar se nëse përfundon në burg, do tregoj gjithçka.
"Ka qënë një betejë e fortë që Saimir Tahiri që të mos paraqitej në emisionin Opinion. Dhe në këtë emision, Tahiri foli me kodin e mafies. Duke u qarë dhe duke u dridh por nuk u lëkund në atë që secili që është i përfshirë. I bëri telefonatë Gaz Demi. I thuaj Edit, që 1,2 3, 4,5 dosje do ti bëj publike, ka kërcënuar Tahiri. Dosja Xibraka, i përfshirë edhe vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama. Ka patur një makinë të përshtatur tek Xibraka, që transportone të paktën 20 kg drogë. Kjo makinë ishte e modifikuar në një servis në Kombinat, në Tiranë. Në këtë makinë lëviste Olsi Rama dhe Genci Xhixha."- u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri Berisha renditi 5 dosjet që sipas tij Saimir Tahiri i ka përdorur për t’i bërë presion Edi Ramës që ta mbronte dhe të ndryshonte qëndrim për të.
Berisha u pyet edhe sesi e kishte siguruar opozita, dosjen "Habilaj".
"Burimi se nga e morri dosjen "Habilaj" opozita, është ende i paqartë për mua." - shtoi ish kryeministri i Shqipërisë./TPZ.AL/