AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 08:20

Kryeministri ka një lajm të mirë për gratë dhe vajzat...

Kryeministri ka një lajm të mirë për gratë dhe

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social një raport të fundit në lidhje me Hendekun Gjinor nëpër shtete për vitin që po lëmë pas.

Sipas Ramës ka një lajm të mirë, se Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj me +24 vende duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende.

Arsyet  kryeministri Edi Rama i ka treguar në statusin e tij në rrjetin social.

Lexoni më poshtë.

MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e mirë që Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara, ju uroj një ditë të mbarë.

Raporti nënvijëzon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension. Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Politik.

TPZ.AL