TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është një hartë e veçantë, e ndërtuar sipas të dhënave që ka mbledhur agjencia polake Biqdata nga databaza e “U.S. National Geospatial-Intelligence Agency” dhe e përpiluar në infografikë.
Ajo tregon se në kontinentin europian janë 20,808 emërtime topografike emri i të cilave fillon me “Saint”, “Santa” apo Shën, siç e quajmë në gjuhën shqipe.
Pikërisht, në këtë renditje specifike, Shqipëria ndodhet si vendi i 11-të që e ka më të përdorur fjalën “Shën”, që përgjithësisht i vendoset një kishe apo një shenjtori. Ajo ka 175 vende të tilla.
Të dhënat janë publikuar nga portali Bigthink.com.
Fqinjët tanë: Greqia, e 6-ta me 664 “Shën”, Maqedonia (e 28-ta me 13 “Shën), Serbia (e 28, me 23)Kosova (vendi i 31-të me 5 “Shën), Mali i Zi (32, 3).
Franca është e para në këtë renditje specifike. Ajo zë jo më pak se 43% të totalit të emrave europianë që fillojnë me “Saint(e)” ose 8963 të tilla, ku dëndësinë më të madhe e ka Normandia, si dhe luginat e Loire dhe Rhone.
Në vend të dytë është Spanja, me 4444 emërtime topografike me “San” apo “Santa”, që përfaqëson kështu 21.5% të totalit europian.
Me 2638 qytete apo qyteza të emëruar sipas “shënjtorëve”, Italia renditet e treta (12.7% e totalit eurpian). Më shumë “Shën” janë përqendruar në rajonin e Venetos, pranë Venecias dhe në luginën e lumit Po, dhe më pak janë në Siçili dhe në jug të gadishullit italian.
Interesant është fakti se, janë të rralla emërtimi i “Shën”-ve në vende me traditë katolike të tilla si Çekia (70), Polonia (55) apo Irlanda (34).
TPZ.Al