AKTUALITET, 26 Tetor 2017, 21:30

Kryemadhi: Ku është sot Haki Çako dhe familja e tij?

Kryemadhi: Ku është sot Haki Çako dhe familja e tij?

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në studion e emisionit “Opinion” sonte, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është kërcënuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryemadhi la të kuptojë se familja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është larguar nga Shqipëria dhe për këtë gazetarët duhet të hetojnë.

Kryetarja e LSI-së theksoi se historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë, për të fshehur diçka më të madhe.

“Dua të theksoj së çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal. Historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë për të mbuluar gjëra më të tmerrshme. Qeveria shqiptare është e kapur nga krimi. Për mua fakti më i madh është të shkosh e të shikosh shqiptarët sot, ata janë më të varfër dhe të papunë”, -tha Kryemadhi.

TPZ.AL