AKTUALITET, 26 Tetor 2017, 15:24

Pranga shqiptarit, u kap me 2.7 kg lëndë narkotike me vlerë gjysmë milion euro

Pranga shqiptarit, u kap me 2.7 kg lëndë narkotike me vlerë

1.5 kilogram heroinë dhe 1.2 kilogram kokainë.

Kjo ishte “pasuria prej 500 mijë eurosh” e Ramazan Malos, shqiptarit 52-vjeçar të arrestuar nga Bërthama Operative e Olbias, një qyteti në verilindje të ishullit të Sardenjës.

Lajmi u dha nga portali italian Sardegnalive.net.

Gjithçka erdhi pas një kontrolli rutinë të mjetit që drejtonte shqiptari në Santa Tereza di Gallura-Palau, i cili po kthehej nga Korsika.

Njohja e Ramazanit nga ana e policisë, dhe itinerarit që ai kishte përshkuar sollën dyshime te blutë italianë, që gjatë kontrollit të mjetit i gjetën 1.5 kilogram heroinë të ndara në tre pako, ndërkohë në shtëpi iu gjetën edhe 1.2  kilogram kokainë.

Sipas policisë italiane, vlera e tyre i kalonte gjysmë milioni euro nëse do të arrihej të shitej. (d.f/Tpz.al)