TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, përmes një statusi në “Facebook” ironizoi “Sk-Edi- beu nxori Donicën” (Edi Ramën dhe Elisa Spiropalin), pas reagimit të deputetes së PS-së ndaj deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha.
“Sk-Edi- beu nxori Donicën të shfryjnë hallin që iu ka rënë, si goja e vetme që mund të bëjë pis drejtësinë, sepse pret radhën e hetimit të milionave të doganave, për të cilat ka folur së pari Departamenti Amerikan i Shtetit”, - shkruan Salianji.
“Mesazhi është i qartë: Askush mbi ligjin. Pra të gjithë të barabartë para ligjit, si cdo qytetar që arrestohet dhe përballet me drejtësinë kur akuzohet nga prokuroria e shtetit ashtu duhet të ndodhë edhe me Ramën, Saimirin, Elisën, e të tjerë me radhë. Inkurajojmë prokurorinë dhe gjykatën. Nuk është thënë inkurajojmë byronë politike”, tha deputeti i ri i Partisë Demokratike. (Tpz.al)