AKTUALITET, 26 Tetor 2017, 19:12

I vuri flakën vetes, vdes elbasanasi 38-vjeçar

I vuri flakën vetes, vdes elbasanasi 38-vjeçar

Kishte kërkuar punë, por askush nuk mund t’i ofronte mundësinë për të jetuar me djersën e ballit dhe më në fund i vuri flakën vetes.

Elton Hodo, 38-vjeçari nga Elbasani, gjeti vdekjen sot pasdite pasi plagëve të rënda të marra pas dogji vetën me benzinë.

I kthyer nga Greqia, ai nuk arriti të sistemohej, duke kaluar edhe në një gjendje të rënduar shpirtërore, për të marrë më pas vendimin ekstrem në shenjë proteste, por që për fat të keq i shkaktoi vdekjen. (Tpz.al)