TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Partisë, LSI, në një bashkëbisedim me kryetarët e LSI në rrethe, e ka krahasuar Edi Ramën me djallin.
Sipas Kryemadhit, shqiptarët duhet të ngrihen për të përmbysur një qeveri që mendon vetëm për oligarkët.
"Krimi i organizuar ka marrë në dorë frenat e vendit. Seanca e djeshme tregoi edhe njëherë se në cfarë situate gjendet sot vendi.
Kryemadhi tha se LSI do të mbledhë Konventën Kombëtare, për të kordinuar aksionin opozitar.
"Do të mbledhim Konventën tonë Kombëtare. Jemi të vendosur për të ndërtuar një alternativë qeverisëse. Qeveria e sotme kujdeset vetëm për oligarkët. Ne do t'i ofrojmë shqiptarëve alternativën tonë. Njerëzit duan të ngrihen për të drejtat e tyre. Duhet të mobilizojmë të gjithë shqiptarët që zëri i tyre të degjohet në çdo rrugë", u shpreh Kryemadhi.
Në fund të fjalës së saj, kryetarja e LSI-së, u kujdes të thumbonte edhe kryeministrin Rama. Ajo tha se " Djalli mbizotëron kur njerëzit e mirë heshtin dhe nuk bëjnë asgjë. Nuk mund t'a lëmë në dorë të djallit Shqipërinë".
TPZ.AL