AKTUALITET, 26 Tetor 2017, 17:42

Barcelona, 65 milionë euro vetëm nga shitja e biletave

Barcelona, 65 milionë euro vetëm nga shitja e biletave

Barcelona fiton vetëm nga shitja e biletave më shumë se 65 milionë euro.

Stadiumi mitik “Kampo Nou” është shndërruar në një simbol të fuqisë financiare të “blaugranave”.

Për sezonin 2016-2017 fitimet u rritën me 16.3%, falë një strategjie të klubit, ku të abonuarit mund të lënë të lira vendet e tyre për ndeshje të caktuara.

Vetëm nga shitja e biletave për ndeshjet e kampionatit spanjoll u arkëtuan 44,5 milionë euro, nga ato të Kupës së Mbretit 2,63 dhe nga Liga e Kampionëve të ardhurat u rritën me 21% ose u grumbulluan 11,87 milionë euro.

Edhe nga turnetë ku merr pjesë apo Superkupa e Spanjës, Barcelona nxjerr fitime: 6,14 milionë euro.