AKTUALITET, 26 Tetor 2017, 16:54

Nuk deklaroi 75 mijë euro, procedohet italiani në Pikën Doganore të Kakavijës

Nuk deklaroi 75 mijë euro, procedohet italiani në Pikën Doganore

Nuk dëshironte të deklaronte se kishte me vete një shumë prej 74.600 eurosh, por punonjësit e policisë në vijën e dytë të kontrollit në Pikën Kufitare, Kakavijë, ia gjetën në makinën e tij.

Policia Vendore e Gjirokastrës bëri të ditur se, u procedua në gjëndje të lirë italiani 56-vjeçar R.G., për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. (Tpz.al)