TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Balerini i njohur Kosovar, Sinan Kajtazi, ka reaguar me anë të statusi në facebook, për shfaqjen e shëmtuar në emisionin "E Diela Shqiptare", ku disa vajza u përdorën si objekte seksuale, me qëllim rritjen e audiencës. Kajtazi thotë se për të qenë balerinë nuk ke nevojë të shesësh trupin.
Statusi i plotë:
Fakti që këto vajza që shfrytëzohen deri në devalvim njerëzor, tregon anën e errët të shoqërisë shqiptare, dhe fatëkeqësisht emisione të tilla ka me bollëk në Shqipëri. Për të qenë edhe më shokuese kjo dukuri për mua si balerin, këto vajza të keqpërodorme, për më tepër quhen “balerina” nëpër televizionet shqiptare. Sigurisht që titullin balerinë e bartë një artiste skene, e cila shfaq para publikut vlerat e artit të baletit, dhe asnjiherë nuk ka për qëllim shitjen e trupit të saj si objekt seksi.
Degjenerimi brini s’ka!
TPZ.AL