TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur Saimir Tahirin, duket se ka krijuar një konflikt më shumë se diplomatik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me qëndrimet krejtësisht të kundërta të kreut të Partisë Socialiste me ato të shprehura nga zëvendësndihmëssekretari i Shtetit, Yoyt Lee dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.
I këtij mendimi është kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
“Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e thanë: askush s'mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë”, - shkruan deputeti i LSI-së në një status të tij të publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Lu dhe Hoyt Yee thonë: "të dalë e vërteta." Kryeministri i trembur i ngre barrikadë dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë. Hoyt Yee thotë: "mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që t'u mbyllë gojën”, thotë kryedeputeti i partisë së dytë më të madhe opozitare.
“Amerikanët kanë folur qartë dhe drejt, kryeministri në krizë përkthen shtrembër”, - përfundon ish-ministri i Drejtësisë, i cili konsiderohet si një njohësi i mirë i diplomacisë amerikane. (d.f/Tpz.al)