AKTUALITET, 26 Tetor 2017, 21:27

Deklarata e frikshme e Kryemadhit: “Tahiri” po mbulon gjëra të tmerrshme

Deklarata e frikshme e Kryemadhit: “Tahiri” po mbulon gjëra

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut bëri një deklaratë të frikshme për vetë kontekstin e saj.

“Dua të theksoj së çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal. Historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë për të mbuluar gjëra më të tmerrshme”, tha Kryemadhi.

Nuk dihet nëse ajo ka parasysh Kryeministrin Rama në pohimin e saj.

“Qeveria shqiptare është e kapur nga krimi. Për mua fakti më i madh është të shkosh e të shikosh shqiptarët sot, ata janë më të varfër dhe të papunë”, -tha deputetja e LSI-së. (Tpz.al)