TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arriti ta kalojë mallin kontrabandë, duke kaluar nga një pikë kufitare jo shumë e rrahur, si ajo e “Tri Urave” në Përmet, por me t’i shkarkuar metrazhet lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, Petrit Abedinit iu vendosën prangat.
Policia Vendore e Elbasanit e sekuestroi kamionin dhe mallin pa dokumentin përkatës të shoferit tepelenas 58-vjeçar dhe duke mbajtur edhe inventarin përkatës: 2000 kg pëlhurë (astarë) të reja dhe 960 kg mallra të ndryshme.
Krimi Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër filloi procedimin penal ndaj përmetarit A.I.(33 vjeç) doganier në Degën Doganore Tre Urat Përmet.
Sipas Policisë, “procedimi ndaj tij filloi pasi më datë 24.10.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll në kamionin që drejtohej nga shtetasi Petrit Abedini, i cili gjatë ditës së djeshme është arrestuar nga Policia e Elbasanit me konfeksione të dyshuara kontrabandë”, sqaroi policia.
Doganieri akuzohet për dy vepra penale: “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 175 dhe 248 të Kodit Penal. (d.f/Tpz.al)