AKTUALITET, 26 Tetor 2017, 15:53

Vodhi si nëpër filma, por gjykata e mëshiron me ulje vitesh hajdutin shqiptar

Vodhi si nëpër filma, por gjykata e mëshiron me ulje vitesh

Edhe në Itali mund të përfitosh ulje dënimi.

Kjo i ndodhi 23-vjeçarit Roland Karaj. Gjykata e shkallës së parë të Leçes e dënoi me 8 vjet burg, por Apeli e çoi atë në 5 vjet e dhjetë muaj.

Shqiptari, së bashku edhe me italianin Antonio Gabelone, vodhën me armë argjendarinë “Prisma” brenda qendrës tregtaere “Centrum”, ku arritën të grabisnin rreth 200 mijë euro bizhuteria, por lakmia i bëri që të thyenin më pas vitrinat e të merrnin gjithçka në sytë e klientëve të qendrës tregtare.

Profesionalizmi i forcave të rendit, të cilët morën një sinjalizim nga dyqani, bëri që dy banditët të arrestoheshin brenda disa minutash, me shqiptari që me pistoletë ne dorë tentoi në hynte në klinikën e një dentisti.

Pasi kërkoi më kot nga banorët që t’i hapnin dyert, Karaj u ngjit në katin e fundit ku e gjeti derën të mbyllur me çelës. I shtiu tri herë bravës për ta hapur, por agjentët e policisë e arritën dhe u detyrua të dorëzohej, duke hedhur armën e duke u shtrirë përtokë. (d.f/Tpz.al)