AKTUALITET, 26 Tetor 2017, 16:16

Shpjegon Ana: Ja si e fiton Lotarinë Amerikane edhe kur nuk je korçar

Historia e korçarëve që janë të lindur “për të fituar lotarinë amerikane” , duket se është marrë disi me humor edhe nga vetë Ambasada Amerikanë në Tiranë, e cila e ka konsideruar të japë edhe një shpjegim për këtë.

“Shumë njerëz (madje edhe Keni) më kanë pyetur nëse korçarët e kanë më të lehtë të fitojnë Lotarinë Amerikane. Shikoni si iu përgjigja Kenit kur bëmë testin e të vërtetës. Tani do t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja, si gjithmonë”, shkruhet në postimin e ambasadës në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”.

Shumë shqiptarë kanë bërë pyetjet e tyre, dhe një punonjës i autorizuar i ambasadës u ka dhënë atyre sqarime, se si duhet të veprojnë për të fituar në rastin kur ata nuk janë korçarë.

 

Disa nga gabimet që ju skulifikojnë jan♪:

  • Ju mund ta plotësoni formularin vetëm një herë, nëse e bëni më shumë se një herë, do të skualifikoheni.
  • Departamenti i shtetit ju këshillon ta plotësoni vetë aplikimin, pa ndihmën e një agjenti.
  • Mos e harroni numrin e konfirmimit, sepse pa të nuk do të mund të kuptoni nëse keni fituar
  • Fotografia nuk duhet të jetë e vjetër. Bëni kujdes që fotografia të bëhet me një background të bardhë, mos vendosni syze apo kapele. Rezolucioni i fotografisë duhet të jetë 600 x 600 pixels
  • Mos e lini aplikimin për ditën e fundit, sepse serveri mund të ngarkohet dhe kështu do të humbisni mundësinë për të aplikuar.  (Tpz.al)