TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha se vetëm një sistem drejtësie që funksionon normalisht në të gjitha hallkat e tij, mund të krijojë një klimë të favorshme për investime të huaja.
“Asnjë investitor i huaj nuk do të dëshironte që të zhvillonte aktivitetin e tij, për më tepër të investonte në një vend të pasigurt ku drejtësia shtrembërohet apo vendimi i gjykatës injorohet dhe nuk ekzekutohet. Çdo sipërmarrës që shfaq interes për Shqipërinë, shfaq interes së pari për sistemin fiskal dhe për mënyrën sesi drejtësia funksionon, pasi dëshiron që të ketë të qartë se cila është politika mbështetëse shtetërore dhe cila është cilësia e shërbimit në sistemin gjyqësor”, u shpreh Presidenti Meta gjatë konferencës ndërkombëtare “Forcimi i vendimeve në Gjykatë”, të mbajtur sot pasdite.
“Forcimi i vendimeve në Gjykatë, – tha Kreu i Shtetit, - është me rëndësi që sistemi i drejtësisë të jetë funksional, në mënyrë që të mundësohet zhvillim ekonomik dhe rritje e investimeve të huaja”.
https://www.facebook.com/ilirmetaj/videos/1559546644091603/?fref=ts
Presidenti Meta tha se, autoritetet franceze në vijimësi kanë asistuar institucionet tona duke na ofruar modelet më të mira sesi të përmirësojmë qeverisjen e vendit. (Tpz.al)