AKTUALITET, 26 Shtator 2017, 11:39

Kim Jong Un e zhduku të vëllanë në publik, për të trembur botën

Kim Jong Un e zhduku të vëllanë në publik, për të

Kim Jong Un kërkoi ta vriste të vëllanë në mënyrën më të tmerrshme dhe në publik, në fillim të këtij viti, me qëllim që të trondiste botën dhe t’u fuste frikën atyre që kishin dyshim tek ai, sipas një raporti të publikuar të hënën.

Vrasje e guximshme e Kim Jong Nam në shkurt të këtij viti, e kryer nga dy prostituta në aeroportin e ‘Kuala Lumpur’ në Malajzi, ka mbetur kryesisht mister, me disa raporte nga mediat e Koresë Jugore që spekulojnë se pse gjysmëvëllai i përzënë i liderit të Koresë Veriore u vra, transmeton ‘Express’.

Fillimisht, një agjenci e spiunazhit e Koresë Jugore tha se vdekja e tij ishte pjesë e një komploti pesëvjeçar të liderit. Ndërsa, sipas një profesori universitar që po e heton vrasjen, e gjitha ka qenë pjesë e një master plani.

Ndërkohë, disa raporte kanë pohuar se tentim vrasja ka qenë e pakujdesshme nga ana e qeverisë së Koresë Veriore. Gratë që e vranë ishin shumë të dukshme në kamerat e sigurisë duke ecur në drejtim të Kim Jong Nam dhe duke ia spërkatur agjentin e ndaluar nervor “VX” në fytyrë. Kjo është cilësuar si planifikim i dobët nga Kim Jong Un.

“Peniani ka dashur të dërgojë një mesazh në mbarë botën duke e vrarë Kim Jong Nam në këtë mënyrë të tmerrshme dhe publike. Peninai ka dashur ta tmerrojë botën duke lëshuar armë bërthamore në një aeroport”, ka thënë Nam Sung-ëook.

Nam ka shtuar: “Jong Un dëshiron të mbetet në krye për shumë gjatë dhe të negociojë si superfuqi. Mënyra e vetme për ta bërë këtë është për ta mbajtur botën të frikësuar me armët e tij”.