AKTUALITET, 26 Shtator 2017, 10:43

Rama realizon më në fund ëndrrën e tij, bën mbledhjen e zgjeruar të partisë-shtet

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka bashkuar qeverinë me kryesinë e Partisë Socialiste dhe Asamblenë e kësaj partie,  në një mbledhje të pazakontë. Këtë mbledhje e transmetoi live televizioni personal i Ramës, "ERTV", të cilën më pas e mori e gjithë pjesa tjetër e medias. Ky spektakël, është i pazakontë, sepse edhe në kohën e diktaturës, nuk ka ndodhur të bashkohen të gjithë pushtetet në një tryezë, ku të gjithë janë të detyruar të bien dakord me njëri tjetrin. Më në fund Edi Rama, arriti të  realizojë ëndrrën e tij të vjetër, për krijim e partisë-shtet.

Në mbledhje pati disa shqetësime nga deputetët, të cilave i përgjigjej kryesisht Arben Ahmetaj, me shifrat që i ka gjithmonë gati.

Kryeministri Rama foli për ligjin e riciklimit të mbetjeve, dhe la të kuptohej se do të tërhiqej nga kjo nismë.

Një vend të rëndësishem në debat zuri edhe shqetësimi se ku do të parkojnë deputetet, shqetësim të cilit i'u përgjigj Taulant Balla, i cili i siguroi të pranishmit se ky problem do të zgjidhet sa më parë.

Në fund të mbledhjes, pjesëmarrësit uruan edhe Ilir Xhakollin për ditelindjen. Edhe redaksia jonë i bashkohet këtij urimi për ditëlindjen e zotit Xhakolli. /TPZ.AL/

 

Media transmeton live nga ERTV: