TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot, Grupin Parlamentar të PS-së në Kryesinë e Kuvendit me qëllim që të firmoset Marrëveshje e Mirëkuptimit ndërmjet Kryetarit dhe Sekretarit të Grupit me secilin ministër dhe që do t’iu shpërndahet të gjithë deputetëve, një marrëveshje që, siç e deklaroi Rama në mbledhjen e mëparshme të Grupit, "sanksionon rregullat e ndërveprimit ndëmjet Grupit, qeverisë dhe PS si pjesë e pandashme e ekipit qeverisës"
Në mbledhjen e fundit të Grupit, më 14 shtator 2017, Rama paralajmëroi se çfarë do të ndodhë sot. Ai tha: "Dua t’u bëj me dije se në mbledhjen e ardhshme të Grupit - tha Rama, - do të nënshkruajmë marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Kryetarit dhe Sekretarit të Grupit me ministrin dhe do t’u shpërndarhet të gjithë deputetëve. Është nëj marrëveshje që sanksionon rregullat e ndërveprimit ndëmjet Grupit, qeverisë dhe PS si pjesë e pandashme e ekipit qeveriës.
Po ju them dy elementë të marrëveshjes: Së pari, qeveria gjatë një viti politik, një sesioni parlamentar do të mblidhet nga një herë në çdo qark, jo për të bërë një mbledhje simbolike se po nisemi dhe po shkojmë me projektvendimet në krah t’i bëjmë miratimet formalisht në Kukës apo në Gjirokastër, por t’u spostuar në çdo qark njëhërë në vit dhe për të qëndruar atë më shumë sesa thjesht mbledhja por për të kaluar atje kohë sëbashku me ekipin e deputetëve, për të thirru në dëgjesa, drejtuesit e institucioneve, për të organizuar takime me komunitetin, për tu ulur me pushtetin vendor - kryetarë bashkish të majtë dhe të djathtë, kjo s’ka pikë rëndësie - për të mos humbur kontaktin me realitetin e njerëzve të zakonshëm dhe për t’u kthyer ato përgjigje në kohë reale për problematikat që dalin nga ëkto takime.
E dyta, përveç takimeve të qeverisë, çdo ministër gjatë një viti parlamentar duhet të spostohet dhe të qëndrojë njëhërë në muaj në një qark. Pra, është e domosdoshme që anëtarët e kabinetit të jenë bashkë me deputetë në jetën reale të shqiptarëve. Marrëveshja ka dhe shumë aspekte të rëndësishme por thelbi ëhstë që ne të zbatojmë kontratën e 25 qershorit me popullin shqiptar.
Duhet të fillojmë menjëhërë punën në terren për organizimin e koalicionit të madh me njerëzit," theksoi Rama.