TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit tregon edhe një herë se është e përfshirë në skandale dhe se përdor dy standard për tu marrë me qytetarët shqipëtarë. Nga njëra anë policia tregohet e pamëshirshme me shitësit ambulantë dhe shoferat e makinave të vjetra dhe nga ana tjetër refuzon të vendos nën kontrroll malavitën dhe krimin e organizuar.
Një dokument i bujshëm zbulon një skandal të ri në radhët e uniformave blu, të cilat kanë refuzuar të përgjojnë një grup kriminal të Elbasanit, të dyshuar nga prokuroria për një tentativë vrasje me armë luftarake, me argumentin se policet ishin me leje. Një skandal që rrezikon të ketë dhe prapaskena politike pasi një nga tre personat që duhej të përgjoheshin dhe që Policia me sjelljen e saj, në të vërtetë e ka mbrojtur, është Sokol Astrit Sanxhaktari, 31 vjeç, dhëndrri i kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini.
Sipas dokumentave të cilat i ka siguruar Report TV, me datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar Policisë së Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Astrit Sanxhaktarit, Kelmend Ymer Xhaferrit dhe Enea Njazi Bekteshit.
Sipas prokurorisë, përgjimet duhet të bëheshin ‘’nga data 11 gusht 2017 deri me datë 26 gusht 2017, nga specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit’’.
Prokuroria autorizoi përgjime ‘’në vende publike të personave të lartpërmendur edhe me persona të tjerë’’.
Por vetëm 13 ditë më pas urdhërit të prokurorisë, Policia përgjigjet se ‘’nga ana e sektorit të Forcës së Posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore’’.