AKTUALITET, 25 Shtator 2017, 21:52

"Rama bëri diplomacinë e kanabisit, ndërkombëtarët heshtën për drogën"

"Rama bëri diplomacinë e kanabisit, ndërkombëtarët

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, ka folur për kanabisin dhe fitimet e gjeneruara prej tij, si një nga arsyet kryesore që sollën fitoren e Edi Ramës. Basha u ndal tek qasja e ndërkombëtarëve ndaj kanabizimit të vendit dhe drogën që ka pushtuar Shqipërinë. Sipas Kryetarit të Partisë Demokratike, ndërkombëtarët kanë heshtur për kanabisin dhe drogën, dhe se Edi Rama ka bërë “diplomacinë e kanabisit”, pra në njëfarë mënyre zoti Basha po thotë se Edi Rama i ka bindur ndërkombtarët të mos flasin për drogën.

Basha shtoi më tej, se komuniteti ndërkombëtar mbajti dy qëndrime me Maqedoninë dhe Shqipërinë, në raport me drogën.

Basha u ndal gjithashtu tek gjendja e medias në Shqipëri, duke u shprehur se media është e kapur dhe gazetarët janë në një presion të madh nga pushteti.

Këto deklarata ngjajnë shumë me retorikën e Bashës në çadër, megjithatë veprimet e tij pas daljes nga çadra dhe marrëveshja me Ramën, i bëjnë këto deklarata politikisht sterile. /TPZ.AL/