AKTUALITET, 26 Shtator 2017, 11:05

Zgjidhet problemi i transportit për 23 fëmijët e Bradasheshit në Elbasan

Zgjidhet problemi i transportit për 23 fëmijët e Bradasheshit

Mungesa e transportit ka bërë që një grup fëmijësh në fshatin Bradashesh në Elbasan, të mos ndjekin rregullisht mësimet në shkollë. Taulant Balla, deputet i qarkut në Elbasan, pasi u njoh me këtë problematikë, u ka ardhur në ndihmë banorëve të fshatit me zgjidhjen e këtij shqetësimi.

Deputeti Balla ka kontaktuar me përfaqësuesit e Drejtorisë Arsimore 
Elbasan, e cila ka marrë menjëherë masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj problematike.
Pas negociatave të Drejtorisë Arsimore Elbasan me personin që ka linjën e transportit të udhëtarëve 
Elbasan- Bradashesh, u arrit një marrëveshje dhe tashmë 23 nxënësit e zonës së Bradasheshit, do të kenë 
mundësi të ndjekin pa ndërprerje shkollën e tyre pa asnjë pagesë shtesë transportit .