TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debati, se, cili ka për të qenë pasuesi i Ramës, Veliaj apo Tahiri, ka kohë që gjallon mes socialistëve. Por, duket se sot e ka marrë nje përgjigje dhe ajo është surprizuese. Me ndryshimet e shumta nëpër Tiranë dhe daljet e përditshme televizive, janë të shumtë personat që e shohin kryebashkiakun, si “pasardhësin” e Ramës në PS, rrjedhimisht dhe një kryeministër i vendit në një të ardhme jo shumë të largët.
Pikërisht këtë pyetje i kanë shtruar kryebashkiakut Veliaj, në emisionin 'Kolaudim' në INTV. Veliaj ka dhënë një përgjigje surprizuese: Asnjëherë! kryebashkiaku ka shpjeguar se gjatë nje bisede me Ramën, e ka pyetur se cila punë ishte më e mirë dhe më e bukur, ajo e kreut të bashkisë apo e kreut të qeverisë. Për më tepër, lexoni pjesën nga intervista: Kur do të vijë dita, që do të jesh Kryeministër? Asnjëherë, me thënë të drejtën, sepse kam rënë në dashuri me punën që bëj. Do t'i rri punës që pëlqej më shumë. E kam pyetur edhe Edin, në fakt, se cila është puna më e bukur dhe ma ka pranuar, se ajo e Kryebashkiakut.
Kështu që, unë do vazhdoj të bëj punën e Kryebashkiakut, sepse e dua punën time. Është më rehat ministër, apo kryetar Bashkie? Ministër nuk është rehat, se kishte shumë punë. Kjo është më e vështirë, por është edhe më e bukur