AKTUALITET, 26 Shtator 2017, 11:27

Shtëpia e Bardhë iu përgjigj me paralajmërim Koresë së Veriut

Shtëpia e Bardhë iu përgjigj me paralajmërim Koresë

Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi Korenë e Veriut për t’i dhënë fund provokimeve, pasi një zyrtari i saj tha dje se Peniani ka të drejtë t’i rrëzojë bombarduesit amerikanë.

Po ashtu, Shtëpia e Bardhë ka thënë në një komunikatë për media se akuzat nga Koreja Veriore se Uashingtoni ka shpallur luftë ndaj saj janë absurde, transmeton Express.

Ndërkohë, një zëdhënësi i OKB-së ka thënë se shkëmbimet e ashpra të fjalëve mund të çojnë drejt keqkuptimeve fatale.

Në anën tjetër, Koreja Jugore ka bërë thirrje për reagime të qeta, duke paralajmëruar se përleshjet aksidentale në rajon mund të dalin nga kontrolli shumë shpejt.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, u shpreh dje se ” E gjithë bota duhet ta mbajë mend mirë, se është SHBA që I ka shpallur luftë e para Koresë së Veriut”.

Komentet e tij erdhën si kundërpërgjigje ndaj presidentit Donald Trump i cili sugjeroi se Koreja Veriore mund të mos zgjasë shumë nëse liderët e saj e vazhdojnë retoriken e njëjtë.

Dy ditë më parë, bombarduesit amerikanë fluturuan pranë bregdetit të Koresë Veriore, në atë që u cilësua si shfaqje e forcës.