TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debati i pak ditëve më parë mbi shembjen e kullës së Prek Calit, antikomunisti i vrarë në Shkodër, ende nuk duket i mbyllur.
Ka qenë deputeti i PS-së së Shkodrës Paulin Stërkaj, i cili në mbledhjen e grupit, ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja, duke shtuar se ata po mundohen ta mbrojnë ata nga disa persona të cilët po tentojnë ta kthejnë në biznes.
Edhe pse nuk e përmendi në mënyrë nominale, Stërkaj la të kuptohej se fjala ishte për deputetin tjetër të Shkodrës, Tom Doshin.
“Ca individë të veshur me pushtet dhe ish-pushtetarë vendorë kanë vendosur të rikonstruktojnë kullën, pra e kanë prishur ata. Ndërhyrja është bërë duke prishur muret e nisura nga ata, kur u njoftuam nga nipi i Prek Calit.
Ka dalë një deputet dhe ka thënë do ta bëjë shtëpinë 3-katëshe, është 15 breza larg me Prek Calin, e ka të afërt siç e kam edhe unë. Ka shkuar rruga në Vermosh e c’të bëjnë tani, thonë e kam gjysh me i marr tokën me e përdor për qëllime të veta, për biznes. Ne thjesht e kemi marrë në mbrojtje, kemi qëllim trojet e Prek Calit nga pushteti vendor”, – tha Stërkaj.