AKTUALITET, 26 Shtator 2017, 11:04

Strukturat për “drejtësinë”, ish-ministri Tahiri-Ramës: Garë, se kush i do më shumë trupat e vetingut

Strukturat për “drejtësinë”, ish-ministri

 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka përcjellë sot Kryeministrit Rama shqetësimin e ngritur një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, për shkurtimet e punonjësve në institucionet për vetingun. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, deputeti Tahiri, thotë se duhet të diskutohet shqetësimi i ngritur nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve dhe nga opozita, sa i takon shkurtimeve.

Tahiri është shprehur, se u duhet kërkuar llogari trupës së Vetingut dhe të mos fshihen pas vendimarrjes.

Tahiri: Ne nuk na shërben qasja e kontabilistit në historinë e vettingut dhe nuk duhet parë në çështjet financiare. Ne duhet ti heqim justifikimin atyre që nesër mund të vijnë në Kuvend dhe të na thonë nuk na mbështetët prandaj spo bëjmë detyrën. Unë e di që propozimi i tyre duhej futur në kornizë ligjore. Duhet parë pak me fleksibilitet kjo çështje, jo se po kthehet në garë se kush i do më shumë trupat e vettingut. Ne duhet ti kërkojmë llogari për atë që bëjnë dhe të mos fshihemi pas vendimmarrjeve tona.

Ahmetaj: Jam dakord me Sajmirin, në logjikë. Detajet janë të rëndësishme në këtë histori dhe e ftoj Sajmirin të ulet me mua të shohim detajet që ai të dalë i qetë dhe të shohë që i kemi dhënë të gjithë mbështetjen. Do kenë 100% rritje rroge, apo 120% dhe 150%? Struktura është e plotë. Nuk ka logjikë kontabiliste, por funksionale. Shtesa e tyre është e konsiderueshme.

Tahiri: Unë s’kam asnjë merak tjetër, them vetëm që hajde shkurtojmë ku të mundim për të mos u dhënë mundësi që të justikohen nesër.