TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse humbi zgjedhjet pas 4 viteve në opozitë, edhe pse ka 4 vite në vijim për të shtruar shinat drejt fitores, Lulzim Basha ende ka frikë nga dorëheqja.
Ai nuk pranoi humbjet e 25 qershorit të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa 1 muaj më pas bëri një palë zgjedhje farsë brenda Partisë Demokratike. Sot, Lulzim Bashën e ndjek ende hija e humbjes së 25 qershorit, pasi ka frikë të thotë se çfarë do të bëjë nëse pëson një tjetër disfatë.
I ftuar në emisionin "Studio e Hapur" e Eni Vasilit, Basha u përtyp kur u pyet nëse ndryshimet në statut do përfshijnë edhe dorëheqjen e kryetarit nëse humb partia në zgjedhje, Basha u shpreh se synim mbetet fitorja.
“Sa i përket mosmbledhjes së Këshillit Kombëtar është vazhdimi i një tradite që duhet të ndërprehet në fakt. Anëtarë të Këshillit janë të gjithë kryetarët e grupeve. Ndonëse Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur kuorumi është marrë. Ndryshimet në statut nuk kanë si synim largimin e kryetarit, por fitoren e zgjedhjeve. Kryetarët nuk mbahen me zor në krye të partisë. Unë personalisht ju kam premtuar demokratëve në garën e korrikut se do përpiqem që PD të dalë nga ky proces sa i përket vendimmarrjes brenda saj me një vendimmarrje demokratike. Një vendim i marrë nga një trupë më e madhe gabon më shumë se një vendim i marrë nga trupë me e vogël. Ato që ne besojmë do bëhen realitet dhe do e nisim ndryshimin brenda vetes”- tha Basha.
Mesa duket, për Lulzim Bashën, fitorja në zgjedhje duket si një mision i pamundur dhe për këtë po tenton të ruajë përjetësisht karrigen e kryetarit të opozitës./ Tpz.al