AKTUALITET, 26 Shtator 2017, 10:18

Durrës, nëna që humbi trenjakët në shok, spitali s'ka as batanije

 

Durrësi u trondit nga ngjarja tragjike e vdekjes se trenjakëve gjashtë ditë më parë.

Nëna e tyre, 30-vjeçarja Migena Koçi, i kishte lënë fëmijët në shtëpi teksa kishte shkuar për një vizitë te të afërmit e tyre.

Pas kësaj ngjarje, e ëma e fëmijëve ka pësuar gjendje shoku dhe ndodhet e shtruar në spital. Ka qenë i vëllai, i cili ka thënë për portalin ‘JOQ’, se e motra është në gjendje të rëndë, pasi ka disa ditë që nuk ushqehet dhe jeton vetëm serum.

“Këtu është nëna e trinjakëve që humbën jetën, jemi në urgjencën e spitalit të Durrësit dhe e kemi mbuluar me xhupat e të afërmve. Edhe çarçafin e dyshekut e mora në shpinë e saj, se asnjë nga infermieret këtu s’e dinin ku ishin batanijet.

Ndryshe nga sa është thënë, motra ime nuk ndodhet në komisariat, se nuk është vrasëse. Migena nuk po ha bukë dhe vetëm me serume rron.”, - shkruan ai.