TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit njofton se është finalizuar me sukses operacioni i koduar”Segmenti” dhe se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve me banim në Durrës. Të arrestuarit janë Laurian Malko, Elmaz Gjepali dhe Mirvete Tupi. Policia njofton se lënda narkotike e sekuestruar është e llojit kokainë.
Njoftimi i policise:
Sekuestrohen 0.5 kg Kokainë, një pistoletë, vlera monetare dhe 4 telefona celularë. Arrestohen në flagrancë tre shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat policore kanë goditur një rast të drogave të forta, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar”Segmenti”.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Laurian Malko 32 vjeç, banues në Durrës;
•Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak;
•Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi: Më datë 25.09.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve të mësipërm i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
Rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
- një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një kreher;
- vlera monetare në lekë dhe Euro;
- 4 aparatë telefoni celularë.
Roli i shtetasve të arrestuar: Shtetasi Elmaz Gjepali siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë. Shtetësia Mirvete Tupi lëndën narkotike të siguruar nga shtetasi Elmaz Gjepali i’a jepte shtetasit Laurian Malko dhe ky I fundit e shiste. Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 €. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: - "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"në bashkëpunim dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Laurian Malko parashikuar në nenet 283/2 dhe 278/3 të Kodit Penal; - ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në mgarkim të shtetasve Elmaz Gjepali dhe Mirvete Tupi parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal. (TPZ.AL)
VIDEO:
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/09/video-.mp4"][/video]