TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas hapit të gabuar ndaj Sampdorias në javën e fundit të kampionatit, Juventusi e ka nxjerrë inatin në ndeshjen ndaj Krotones. Ekipi i Arlind Ajetit është mundur 3-0 në transfertë përballë kampionëve italianë.
Në pjesën e parë u duk sikur Juventusi do të vuante më shumë në këtë sfidë, pasi përfundoi me rrjeta të paprekura. Por me fillimin e pjesës së dytë, gjërat ndryshuan totalisht për mirë në favor të Juventusit.
Në minutën e 60 do të ishte një gol i Mario Mandzukiç, ai i cili do të hapte takimin. Sulmuesi kroat i shkëputet pikërisht mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajetit, duke dërguar topin në rrjetë. Në këtë ndeshje do të kishte vend edhe për golin e parë të De Shiljos me fanellën e Juventusit, me një goditje nga distanca.
Historikun e ndeshjes e mbyll Benatia, teksa realizon më të thjeshtën duke shtyrë topin drejt portës së boshatisur. Juventusi i afrohet tashmë Napolit me 4 pikë, por gjendet në vendin e 3, me 2 pikë më pak se Interi.
https://streamable.com/t1ipi