TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marrja pjesë e Skënderbeut për herë të dytë në grupet e Ligës së Europës, duket se ka mbushur arkat e klubit korçar .
Nënkampionët e Shqipërisë kanë arkëtuar fillimisht 3.3 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Por, jo vetëm kaq. Korçarët kanë grumbulluar pesë pikë deri tani në pesë ndeshje, duke marrë një fitore dhe dy barazime.
Një rezultat i barabartë vlen 120 mijë euro dhe me dy të tilla që kanë arritur, Skënderbeu ka përfituar 240 mijë euro.
Duke iu shtuar këtyre edhe 360 mijë euro që vlen fitorja, shuma shkon në 600 mijë euro vetëm nga rezultatet pozitive.
Që, në total, shkon në rreth 4 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në grupet e Ligës së Europës dhe rezultatet pozitive të arritura.
Duke mos harruar edhe faktin që korçarët kanë edhe një ndeshje për të luajtur në Zvicër ndaj Jang Bojs, një tjetër mundësi për të arkëtuar të ardhura të tjera.