TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karlo Ançeloti ka shumë mundësi të jetë në “Rusi 2018”, në krye të një ekipi kombëtar. Sipas “premiumsporthd.it”, pas shkarkimit të Edgardo Bauza, i cili ishte në detyrë prej më pak se 3 muajsh, ëndrra e Arabisë Saudite është që të nënshkruajë një kontratë me Karlo Ançelotin.
Federata arabe i ka bërë një ofertë të parezistueshme ish-trajnerit të Bajernit, që nëse do ta pranojë, do të ketë mundësinë të marrë pjesë në Botërorin e Rusisë. Pas 12 vitesh mungesë, Arabia Saudite është kualifikuar në Botëror falë trajnerit holandez Bert van Marvik.
Por Ançeloti duket se në momentin e parë e ka refuzuar ofertën, duke thënë se nuk është i interesuar që të jetë në stolin e Arabisë.
