TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mançester Siti po bën një sezon fantastik në Premier League. Në 13 javë kampionat, kryesuesit e Anglisë kanë vetëm një ndalesë, barazimin ndaj Evertonit, me rezultatin 1-1.
Kjo ecuri pozitive merr rëndësi të dyfishtë. Mançester Siti nuk dihet se kur do ta bëjë një tjetër ndalesë, ndërsa trajneri i Çelsit, Antonio Konte, ka një tjetër shqetësim. Në një prononcim për mediat angleze, ai është shprehur:
“Gjatë merkatos së verës Mançester Siti pati sukses pë të sjellë në ekip objektivat e parë dhe kjo i ka përmirësuar shumë. Këtë gjë mund ta bëjnë edhe gjatë merkatos së janarit, ndoshta dhe në të ardhmen. Për këtë arsye duhet të shqetësohemi, sepse nëse duam të krahasohemi me Mançester Sitin, duhet të punojmë shumë dhe të marrim objektivat e parë gjatë merkatos së ardhshme”, – ka thënë trajneri i Çelsit.
Tekniku italian shqetësohet nga merkato e pakursyer, që sheikët mund të bëjnë gjatë merkatos së janarit, duke e kthyer kështu në të pamundur ndjekjen e Mançester Sitit këtë sezon. /