TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shënkolli, skuadra modeste e Bashkisë së Lezhës, ndali në barazim 1-1 Tiranën kryesuese të grupit B në Kategorinë e Parë. Shënkolli shënoi i pari me anë të Pjetrushit (17’), barazoi Karabeci me 11-metërsh në minutën e 69-të.
Edhe Dinamo barazoi 1-1 me Besëlidhjen e Lezhës, por për grupin A. Ajazi shënoi për lezhjanët në minutën e 45-të, barazoi Likaj me penallti në të 58’.
Ja dhe rezultatet e javës së së 9-të të Kategorisë së Parë.
GRUPI A
Egnatia-Tërbuni 0-0
Vllaznia B-Burreli 1-0
Shënues: Miloti 45′
Korabi-Besa 0-0
Dinamo-Besëlidhja 1-1
Shënues: Likaj 58′ (11-metërsh) /Ajazi 45′
Të dielën/ Ora 14:00
Kastrioti-Erzeni
***
GRUPI B
Apolonia-Bylis 3-1
Shënues: Sota 4′, Krasniqi 65′, 80′ (11-metërsh) / Vatnikaj 84′
Shënkolli-Tirana 1-1
Shënues: Pjetrushi 17’/Karabeci 69′ (11-metërsh)
Iliria-Tomori 1-0
Shënues: Lleshi 9′
Pogradeci-Turbina 2-1
Shënues: A.Çekiçi 8′, Shyti 58/Agalliu 35′
Naftëtari-Shkumbini 1-1
Shënues: Nallbati 7’/Bërdufi 79′