TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti i njohur Diego Armando Maradona ka befasuar sërish botën me deklaratat e tij.
Një skandal brenda familjes së tij ka bërë që ai të japë opinione shokuese ku ka ka kërkuar dënim me burg për të bijën e tij, Giannina, për shkak të një çështjeje gjyqësore që ai kishte me ish-bashkëshorten e tij.
Ish ylli argjentinas e kishte denoncuar ish-bashkëshorten e tij për një vjedhje të mundshme prej 3.8 milionë eurosh gjatë martesës së tyre.
Ndërkohë, sipas avokatit mbrojtës të Maradonës, Giannina kishte udhëtuar drejt Uruguajit për të sistemuar këtë shifër dhe ta bënte të rregullt nëpërmjet disa lëvizjeve bankare.
Vetë vajza ka reaguar shpejt për këtë rast ku nuk ka pranuar akuzat publike. “Babain tim e kam falur për veprime më të këqija dhe këtë po e bëj edhe në këtë rast”, thekson ajo.